Xhuli shfaqet në Times Square, Andi zbulon ‘hilen’ se si çdo njeri mund të shfaqet për 15 sekonda në ‘billboard’

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 20:23

Xhuli shfaqet në Times Square, Andi zbulon ‘hilen’ se si çdo njeri mund të shfaqet për 15 sekonda në ‘billboard’

Me sa duket lufta e Andit e Xhulit po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit Big Brother Vip Kosova.

Që të dy mbahen mend për përplasjet e panumërta e mospajtimet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Ky spektakël që u ndjek aq shumë nga të gjithë shqiptarët, vazhdon të përmendet akoma e gjithashtu edhe nga ish-banorët.

Protagonistja e pothuajse të gjitha debateve, Xhuli Nura, vazhdon të komentohet ende nga shumë ndjekës, por, me sa duket edhe nga ish-banorët.

Xhuli së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregon se imazhet e saj kanë dalë në njërin nga ekranet gjigande të Times Square, në New York.

https://www.instagram.com/reel/CxSz7DCLYt7/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=485&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fxhuli-shfaqet-ne-times-square-andi-zbulon-hilen-se-si-cdo-njeri-mund-te-shfaqet-per-15-sekonda-ne-billboard%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A6304.40000000014%2C%22ls%22%3A3765.6999999999534%2C%22le%22%3A5351.40000000014%7D

Sigurisht që kundërshtari i saj i kahershëm, Andi Artani, kishte diçka për të shtuar mbi këtë pjesë.

Ai publikoi një fotografi në InstaStory duke shpjeguar mënyrën se si gjithkush ka mundësinë ta vendosë veten në ato ekrane për 15 sekonda. E këtë postim e përmbylli me një emoji të palaqos.

Foto: Andi Artani/Instagram

Bukuroshja ndërkohë në mbishkrimin e videos ishte shprehur se ky ishte një realizim ëndrre për të dhe paralajmëroi fansat e saj që ta ndjekin, pasi një gjë shumë e madhe po vjen prej saj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 20:23
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.