Xiaomi përgatit telefonin e ri premium

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 7, 2019 22:47

Xiaomi përgatit telefonin e ri premium

Redaktorja e faqes XDA Developers Mishal Rahman ka postuar në profilin e saj në Twitter informacion mbi telefonin e ri premium të kompanisë kineze Xiaomi.

Pajisja është e njohur tani me emrin e koduar Hercules dhe do të ketë procesor  Qualcomm Snapdragon 855.

Telefoni do të jetë i pajisur me një sistem prej tre kamerash të pasme, do të ketë një kamerë për selfi dhe një sensor gjurmë gishtërinjsh të integruar në ekran.

Xiaomi Hercules vjen me mbështetje për ngarkimin e pajisjes celulare dhe NFC.

Ky informacion duhet të merret me rezervë, por meqenëse është një telefon premium, supozohet se gjenerata e ardhshme Xiaomi Mi Mix 4 mund të jetë pas emrit të Hercules.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 7, 2019 22:47