Yahoo largohet nga Kina

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:22

Yahoo largohet nga Kina

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”.

Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

“Marrë parasysh sfidat biznesore në rritje dhe ambientin ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të qasshme nga Kina, prej 1 nëntorit”, ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë, tash e sa kohë janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo ka lansuar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit./REL/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:22
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.