Ylli i Anglisë do të mungojë kundër Shqipërisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:09

Ylli i Anglisë do të mungojë kundër Shqipërisë

Mesfushori anglez është detyruar të largohet nga grumbullimi me Kombëtaren.

Declan Rice është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ishte i sëmurë me grip dhe pasi nuk ishte në gjendje të stërvitej, nga stafi mjekësorë u vendos që ai të largohej nga ky grumbullim.

Kombëtarja e Anglisë të premten përballet me Shqipërinë, dhe Rice nuk do të jetë në gjendje të luajë për këtë duel.

Ndërkohë as Mason Mount dhe Luke Shaw nuk janë duke stërvitur me grupin pasi janë të lënduar, dhe do të vlerësohet gjendja e tyre nëse mund të luajnë të premten.

Anglia me një fitore ndaj Shqipërisë do të siguronte kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:09

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...