Ylli i Premier Ligës dhe kombëtarës së Anglisë, edhe 3 muaj larg fushave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2023 20:34

Ylli i Premier Ligës dhe kombëtarës së Anglisë, edhe 3 muaj larg fushave

U dëmtua një muaj më parë gjatë një ndeshje derbi ndaj Çellsi, por rikthimi në fushë i mesfushorit anglez Xhejms Medison mund të shtyhet edhe për 3 muaj të tjerë. Mesfushori i Totenham synonte të rikuperonte për Krishtlindje, por duket se rikthimi do të presë ende. Në 11 javët e para të kampionatit, Medison realizoi 3 gola e 5 asist për Totenhamin, ndërkohë që pas dëmtimet skuadra e Totenhamit nisi të çalojë disi. Në një intervistë për “Amazon Prime”, 27-vjeçari anglez flet për dëmtimin dhe rikthimin në fushë.

“Padyshim që është dëmtimi më i rëndë që kam pësuar në karrierën time. Është hera e parë që mungoj kaq gjatë. Për fat të keq, mund të duhen edhe 3 muaj të tjerë para se të rikthehem sërish në fushë”, tha Medison, duke konfirmuar se ka një problem në kavilje.

“Çdo ditë që je i dëmtuar dhe nuk luan është e vështirë. Sidomos këtu te Totenhami, pasi salla e fizioterapisë është përballë me fushën stërvitore dhe shoh çdo ditë stërvitjen e shokëve të skuadrës, që përgatiten për ndeshjen”, u shpreh Xhejms Medison.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2023 20:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare