Ylli Rakipi: Ka ardhur momenti që Luli Basha të merret zvarrë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Mars, 2022 23:46

Ylli Rakipi: Ka ardhur momenti që Luli Basha të merret zvarrë

Në lidhje me situatën e krijuar në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 6 Marsit ku PD doli forcë e 3-të, gazetari Ylli Rakipi ka komentuar në emisionin Opinion në Tv Klan se ka ardhur momenti që në këtë parti të hapet një garë dhe “Basha duhet të largohet”.

Ylli Rakipi: Mund të mos ketë zgjidhje, mbyllet Partia Demokratike fare. Pse duhet të ketë zgjidhje patjetër?! Pse ne këtu do ta rregullojmë këtë punë?! Nuk ka opozitë, mund të shkojë Shqipëria si pjesa dërrmuese e Evropës Lindore, në autoritarizëm. Pra, ashtu si e kanë bërë të tjerët Fevzi…

Dhe unë që të flas ty dhe ti që më flet mua, ne jemi shoqëri e stisur për këtë punë dhe të bëjmë marifete të tilla që të mos e ndërtojmë këtë sistem. Nuk e ndërtojmë dot, shkojmë drejt autoritarizmit dhe mbetemi vend autoritar. Do të rrijë Edi Rama sa të dojë, deri në plakjen e tij të vonshme, mund të vijë i biri i tij dhe të gjithë këta të vazhdojnë Luli Basha. Por të gjithë këta bashkë kanë një konkluzion: Tani ka ardhur momenti që Luli Basha të merret zvarrë, largohet nga aty, të hapet procesi, të mbushet Partia Demokratike, të hyjnë të gjithë njerëzit dhe të fillojë gara, por jo me këta njerëz që ishin. tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Mars, 2022 23:46
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.