Zaev bëri apel të ndalen fyerjet ndaj ambasadorit Timonie

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 21:55

Zaev bëri apel të ndalen fyerjet ndaj ambasadorit Timonie

Kryeministri Zoran Zaev sot u bëri thirrje të gjithë atyre që kritikojnë ambasadorin francez Christian Timonie që të mos e ofendojnë, përcjell FLAKA.

“Këto kritika dhe paraqitjet janë të panevojshme. Unë po dërgoj një mesazh sugjerimi për të gjithë ata që kanë kritikuar dhe ofenduar përfaqësuesin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, që është Ambasadori Timoni. Ai punon si mik i vendit tonë për të dhënë të gjitha detajet e tij. Ndonjëherë nuk është e lehtë për ambasadorët të marrin udhëzime nga ministria e jashtme ku janë të punësuar, dhe nga presidenti i shtetit, kryeministri, ministrat dhe të tjerët. Ne duhet të punojmë duke i thënë Francës që të kontrollojë vendimin e saj, sepse na ka thënë qartë se nuk varet nga ne tani, por varet nga ata”, tha Zaev.

Valë e madhe reagimesh shpërtheu pas prononcimit të një dite më parë të ambasadorit të Francës Kristijan Timonie i cili drejtoi gishtin nga institucionet vendore si përgjegjëse për bllokimin nga ana e Francës për marrjen e datës. Rrjetet sociale sulmuan verbalisht ambasadorin, madje në disa raste duke thënë se “ai ka nënçmuar inteligjencën e qytetarëve” të vendit dhe se “do të mjaftonte edhe një konferencë tjetër e tij për mediat dhe opozita nuk do të kishte nevojë për fushatë zgjedhore”. Pjesa tjetër u vunë në mbrojtje të Timonies dhe shtojnë se prononcimi i tij zbuloi se pushteti ka gënjyer.

Malinka Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane e arsyeton zhgënjimin e kritikëve të Timonies. Sipas saj, këto deklarata janë kundërthënëse me atë që më herët ka deklaruar Parisi zyrtar.

“Këtu nuk është asgjë bardhë e zi. Fakti që Franca i publikon këto pozita pas ngjarjes, pasi e vetme e bëri bllokimin, ishte e mjaftueshme për të irrituar të gjithë opinionin në vend prandaj qëndrimi im në këtë rast nuk është aspak diplomatik. Këto deklarata janë kundërthënëse për gjithë atë që deri tani ishte politikë e vlefshme e zgjerimit e bazuar në politikën e vënies së kushteve”, u shpreh Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.

Ambasadori Timonie, një ditë më parë deklaroi se përgjegjësinë për mos-dhënien e datës duhet ta japin ata të cilën e kishin premtuar një gjë të tillë dhe se vendi duhet të thellojë reformat, veçanërisht në gjyqësor.

“Çështjet lidhur me gjyqësorin dhe të gjitha vështirësitë që vinë me të, janë me rëndësi thelbësore për ne. Dhe nuk është sekret nëse them se gjatë bisedimeve të fundit në Paris mes Nikolla Dimitrovit, Bujar Osmanit dhe kolegëve të tyre francez, çështjet gjyqësore u shpalosën në tavolinë dhe ata u shqyrtuan nga afër. Kështu ishte rasti edhe me parlamentin holandez por edhe me të tjerët. Sepse kjo pjesë e agjendës është me rëndësi esenciale”, deklaroi Kristijan Timonie, Ambasador i Francës në RMV.

Franca, Danimarka dhe Holanda ishin vendet që i thanë “jo” dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 21:55