Zaev bëri thirrje për dalje masovike dhe votë për Pendarovskin
Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook bëri thirrje për pjesëmarrje masive në një zgjedhje demokratike dhe të suksesshme presidenciale, përcjell FLAKA.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë një ndikim të madh nëse dhe me çfarë ritmi do të vazhdojmë të ecim përpara. Për të pasur një standard evropian të jetesës, paga evropiane, arsim evropian, për të konfirmuar stabilitetin e shtetit, për të jetuar me qetësi, një është rruga – ajo është Përpara”, shkroi Zaev në Facebook.
Ai u bën thirrje maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve, vllehëve, të gjitha grupeve shoqërore, të vendosur politikisht, të pavendosur, individë, grupe, që të mos e humbasin këtë detyrë qytetare.
“Me krenari dhe me stilolaps, në qendrat e votimit, në zgjedhje, zgjedhni dhe merrni vendime. Dhe mos lejoni që vota juaj të bie. Le të dërgojmë edhe një herë një mesazh të qartë se jemi të vendosur për konceptet progresive: një shoqëri për të gjithë, anëtarësim në NATO dhe BE, zhvillim ekonomik, sepse është e vetmja mundësi e suksesshme për sukses për të gjithë qytetarët dhe për vendin tonë”, shkruan Kryeministri.
Sipas tij, gjithçka tjetër do të thoshte bllokime të reja, pasiguri dhe rreziqe për të ardhmen, dhe se përgjegjësia e këtyre zgjedhjeve është për të gjithë ne dhe kjo kërkon veprim dhe vendosmëri. FLAKA