Zaev: Bllokada nga Bullgaria, befasi e pakëndshme

Desk
By Desk November 21, 2020 19:25

Zaev: Bllokada nga Bullgaria, befasi e pakëndshme

Vendimi i Sofjes për të bllokuar miratimin e kornizës negociatore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, midis Brukselit dhe Shkupit ishte një befasi e pakëndshme, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AFP. Sipas Zaevit, bllokimi i Bullgarisë është në kundërshtim me vlerat e BE-së, dhe shkaktoi shumë hidhërim, por ai përsëriti se çdo diskutim për çështjen e identitetit maqedonas do të thotë “linjë e kuqe”.

Është një çështje e vetëvendosjes, e cila është në zemër të projektit evropian. Ekziston një absurditet për të gjithë problemin. Dhe tani, kur Evropës iu desh të tregojë vlerat e saja evropiane, ata nuk e bënë këtë”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Për VMRO-DPMNE-në, fajtori kryesor për veton bullgare është pikërisht Zaevi, i cili, siç thonë, në shtëpi premtonte datë, ndërsa atyre iu ka premtuar histori, popull dhe një pakicë të përcaktuar nga shteti Bullgar. Opozita pyet nëse, përveç interesave kombëtare të shtetit, janë premtuar edhe marrëveshje biznesi.

A është e vërtetë që Zaev u premtoi njerëzve të caktuar, që gjatë rrugës për në BE, si pjesë e çmimit për sigurimin e mbështetjes nga qeveria bullgare do të jetë shitja e drejtpërdrejtë e aksioneve të caktuara shtetërore në institucionet shtetërore në pronësi të Maqedonisë dhe qeverisë, që duhet transferuar në kapital të biznesmenëve bullgarë, aksione për të cilat ata njoftuan shitje nga vetë qeveria e Zaevit? Këtu do të doja të theksoja pjesën në pronësi të Qeverisë në Telekom, transportin hekurudhor, TEC Negotino, Postat e Maqedonisë dhe disa kompani të tjera private?”-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski një ditë më parë tha se me politikën e mohimit të popullit dhe gjuhës maqedonase, Bullgaria tregon se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit, i cili është ideatori i qëndrimit se nuk ka popull dhe gjuhë maqedonase.

“Niveli vazhdon të ju bjerë.” Kjo është mënyra se si iu përgjigj eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev -Pendarovskit, duke thënë se Delçev, Gruev, Përliçev dhe të gjithë rilindasit e tjerë u identifikuan si bullgarë, sepse ndoqën udhëzimet e Zhivkovit./Alsat

Desk
By Desk November 21, 2020 19:25