Zaev: Data e bisedimeve, në qershor apo korrik

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 20:14

Zaev: Data e bisedimeve, në qershor apo korrik

I inkurajuar edhe nga Samiti joformal i Berlinit, kryeministri, Zoran Zaev, beson se në qershor apo korrik vendi do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Optimizmin, siç tha kryeministri, e bazon edhe te ajo se vendi ka realizuar reformat.

“Reformat janë realizuar maksimalisht, tërë ajo që ishte planifikuar në planin 18, paraprakisht e pranuar nga BE-ja, është përfunduar, mbetet ligji i Prokurorisë Publike për të cilin besoj se në ditët në vijim do të kemi përparim, që ta miratojmë. Marrëveshja e Prespës dhe tërë ajo që ndodhi në vendin tonë është motiv serioz të ndodh ajo që e presim dhe do të ndodhë marrja e datës për fillimin e bisedimeve, përkatësisht vendim për fillimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev sqaroi se fillimi i bisedimeve në qershor apo korrik varet nga zgjedhjet për kuvendin evropian që do të mbahen më 26 maj të këtij viti. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 20:14