Zaev deklaron dorëheqjen, nënkryetari i LSDM, Zekiri: Nuk është ende formale, presim të reflektojë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:19

Zaev deklaron dorëheqjen, nënkryetari i LSDM, Zekiri: Nuk është ende formale, presim të reflektojë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë së tij LSDM, në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut.

Mirëpo deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania tha se dorëheqja nuk është dorëzuar ende formalisht dhe se pjesëtarët e LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit presin që “Zaev të reflektojë”.

Por, si do të procedohet më tej, nëse Zaev dorëzon dorëheqjen?

“Vendi do të futet në krizë politike”, u shpreh Muhamed Zeqiri.

Ai tha se nëse Zaev tërhiqet nga kryetar i LSDM-së do të mbahet kongres i jashtëzakonshëm, ose do të jepet emër i ri nga radhët e LSDM-së, i cili do të tentojë të formojë shumicë të re parlamentare.

Për emrin e ri, z. Zeqiri tha se ende nuk dihet se kush mund ta zëvendësojë kryeministrin Zaev.

Deklarata e Zaev për dorëheqjen duket se nuk është pritur mirë brenda partisë, por as nga partnerët e koalicionit.

“Edhe partnerët e koalicionit janë këmbëngulës që Zaev të ngelet në postin e kryeministrit”, u shpreh Muhamed Zeqiri.

Nenkryetari i LSDM-së tha se edhe pas dorëheqjes së kryeministrit opozita nuk mund ta përmbysë pushtetin, pasi kanë shumicë parlamentare. Ai shtoi se nuk do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi të fokusuar për të dëshmuar se nuk kemi nevojë në zgjedhje të parakohshme, edhe pas deklaratës së Zaev”, theksoi ai.

Z. Zeqiri tha se sipas tij, Zaev është kryeministër model pasi gjatë mandatit të tij mori vendime shumë të vështira që do t’i kushtonin në jetën e tij politike.

Siç edhe mendon se ndodhi, pasi vendimet e kryeministrit Zaev, Muhamed Zeqiri i sheh si faktorë ndikues për rezultatin në zgjedhjet vendore. Këto vendime janë zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë dhe bisedimet me Bullgarinë, të cilat kanë prekur nacionalizmin e maqedonasve.

“Politikat e tij si zgjidhja e emrit me Greqinë dhe gatishmëria për të diskutuar me Bullgarinë, ka ndikuar te nacionalizmi i qytetarëve. Ata konsiderojnë se kemi bërë lëshime të shumta me Greqinë”, tha z. Zeqiri.

Një tjetër arsye për humbjen thellë të LSDM-së në zgjedhjet vendore, Muhamed Zeqiri tha se është performanca e kryetarëve të komunave nga radhët e LSDM-së gjatë mandatit të tyre.

“Në zgjedhjet e 2017-të LSDM fitoi mbi 90% të komunave në zgjedhjet lokale. Si duket, kryetarët e komunave nuk thanë rezultat të mjaftueshëm në punën e tyre, ndaj jemi ndëshkuar si subjekt politik”, tha Muhamed Zeqiri.

Gjithashtu, një tjetër faktor që ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët në RMV është edhe mosshapja e negociatave me Bashkimin Evropian, ndikuar edhe nga marrëdhënia e RMV-së me Bullgarinë, sipas Muhamed Zeqirit.

“Ngelja në një vend në raport me BE-në ka ndikuar. Ata më shumë se politikat lokale, kanë parë politikat e jashtme të Zaev”, z shpreh z. Zeqiri.

Muhamed Zeqiri konfirmoi se Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të “Open Balkan”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:19

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...