Zaev dhe Bytyqi u takuan me kryetarin e Asociacionit të biznesit grek

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:48

Zaev dhe Bytyqi u takuan me kryetarin e Asociacionit të biznesit grek

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga  zëvendëskryetari i Qeverisë  i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, u takuan me Aris Vllahos, kryetar i Asociacionit të biznesit grek në Shkup dhe me përfaqësuesit e Asociacionit,  në të cilën bëjnë pjesë kompanitë e mëdha greke, të cilat punojnë në shtet.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar,  janë shprehur urime për zgjedhjen e  kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë së re në vend,  në të cilën shikohet si në shtytës të proceseve euroatlantike të shtetit tonë dhe në marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.  Në mbledhje është biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve përmes  përparimit të rëndësishëm dhe efikas të bashkëpunimit ekonomik. Qëllimi është hapja e mundësive për zhvillim të kompanive dhe të ekonomive të të dy shteteve, për çka ekzistojnë  kushte reale  dhe në të cilat mund të japë kontribut Asociacioni i biznesit grek në Shkup. Në atë drejtim janë shqyrtuar disa nisma konkrete, siç është riafirmimi i nismave për shmangie të tatimit të dyfishtë, si mundësi për përfitime të të dyja palëve.

“Po vjen një peiudhë në të cilën  qytetarët e dy shteteve tona do të ndjejnë përfitime  nga marrëdhëniet e përforcuara miqësore. Kjo është e mundur përmes ekonomisë dhe në mënyrë aktive do të bashkëpunojmë  me partnerin tonë strategjik Greqinë”, tha kryeministri Zaev. I përbashkët është qëndrimi se  ka ardhur koha  kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Greqisë do të ndjejnë edhe përfitime ekonomike, sipas Marrëveshjes së Prespës, nëpër bashkëpunim efikas midis kompanive dhe  bashkësive të biznesit nga shtetet, si në nivel  bilateral ashtu edhe rajonal.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:48