Zaev dhe Mickoski do të vendosin për të parin e Entit Shtetëror të Revizionit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:27

Zaev dhe Mickoski do të vendosin për të parin e Entit Shtetëror të Revizionit

Edhe pse dy vite pa kryetar, fati i Entit Shtetëror për Revizion, do të mbetet në duart e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit. Kjo për shkak se LSDM nuk mundi të sigurojë shumicë votash tek anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. NË fillim, betejë për udhëheqësin e revizionit shtetëror u zhvillua mes partnerëve të Koalicionit LSDM dhe BDI. Deputeti i BDI-së, propozoi që drejtori i Komisionit të zgjidhet ish-zv/drejtori, Naser Ademi, i cili rreth dy vite e ka udhëhequr Komisionin pa drejtor. Këtë nuk e mbështeti LSDM-ja. Deputeti Muhamet Zeqiri tha se nuk është mirë që një person të lihet 18 vite në udhëheqje të një institucioni, andaj e propozoi Adem Currin.

Duke pasur parasysh të gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare me të cilat bashkëpunojmë dhe notat e shkëlqyeshme me të cilat ka qenë e notuar puna e Entit shtetëror për revizion nën udhëheqjen si ushtrues detyre të zotërisë Naser Ademi, propozojmë që zotërisë Naser Ademi të jetë udhëheqës i Entit shtetëror për revizion- deklaroi Ejup Alimi, BDI.

Për z. Naser Ademi sigurisht që është kuadër i juaji, keni të drejtë Ju të luftoni dhe ta propozoni por duhet të shihni dhe ti gjeni ndonjë vend adekuat në ndonjë vend tjetër. Ne kemi propozim konkret, thamë person që i plotëson të gjitha kushtet, është profesionist, punën në Entin shtetëror, ka edhe ai nota pozitive nga të gjitha anët. Kështu që propozimi është i yni dhe mbetet Adem Curri- deklaroi Muhamet Zeqiri, LSDM.

Mos mbështetja e kandidatit të propozuar nga BDI, irritoi deputetin Ejup Alimi, i cili duke akuzuar deputetët tjerë si të pa pjekur politikisht, e lëshoi seancën. Kjo bëri që të pranishëm në sallë të mbeten 12 anëtar të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Pesë të LSDM-së dhe një i Lëvizjes BESA. Propozimin që Adem Curri të zgjidhet kryetar i Entit shtetëror për Revizion, e mbështet vetëm nga LSDM dhe Lëvizja BESA, ndërsa aspak nuk votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Gjashtë vota “pro” nga 12 anëtar të pranishëm në sallë, për deputetin Ilija DImovski janë të pamjaftueshme, pasi sipas tij duhej të ketë një votë më tepër nga numri i përgjithshëm i deputetëve prezent. Për këtë arsye Dimovski solli vendim që tu lë hapësirë liderëve politik që të vendosin emrin e përshtatshëm.

Në këtë moment do e ndërpres diskutimin për këtë pikë. Do ta njoftoj edhe z. Xhaferin. Do të përpiqem ta njoftoj edhe z. Zaev edhe z. Mickovski edhe kryetarët e partive tjera parlamentare se kemi gjendje të këtillë- tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Pasi Enti shtetëror për Revizion, rreth dy vite nuk ka drejtor, puna menaxhohej nga zëvendës drejtori, Naser Ademi të cilit mandati i përfundoi më 5 tetor. Rreth një muaj ky institucion nuk ka udhëheqës. Kuvendi gjashtë muaj më parë shpalli konkurs. U paraqitën 12 kandidatë njëri prej të cilëve më pas u tërhoq. (Alsat)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:27