Zaev dhe Tusk presin të gjendet zgjidhje për fillim të negociatave

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 22:36

Zaev dhe Tusk presin të gjendet zgjidhje për fillim të negociatave

Kryeministri Zoran Zaev ka pasur lakmim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Në takimin, siç informojnë nga pres qendra qeveritare, transmeton SHENJA, është biseduar për datën për Maqedoninë. Palët kanë shprehu bindjen se deri të premten do të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensuale dhe Maqedonisë t’i jepet data për fillimin e negociatave.

“Në takim edhe njëherë janë konfirmuar dhe pranuar të gjitha sukseset që i ka arritur Maqedonia e Veriut në dy vite e gjysmë të kaluara dhe njëzëri është konstatuar se vendi jonë dhe qytetarët i kanë përmbushur gjitha obligimet për marrjen e vendimit për fillimin e bisedimeve duke bërë reforma të guximshme dhe serioze”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 22:36