Zaev dhe Zanieri: Maqedonia e Veriut është vend model për rregullim të të drejtave të bashkësive në rajon

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 21:21

Kryeministri Zaev, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim ka folur për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve me të cilin ishte mbyllur korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit dhe theksoi se marrëveshja hyri edhe në preambulën e Kushtetutës, si legjislativë e cila e rregullon përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zaevi informoi edhe për gatishmërinë e Strategjisë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm, si dokument strategjik për çështjet e multikulturalizmit dhe komunikimet inter-kulturore, sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës të cilat ishin theksuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian nga viti 2018.

Vëmendje e veçantë, theksoi Zaev në takim, në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet zhvillimit të konceptit të arsimit të integruar për të cilin vendi jonë merr mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga OSBE-ja, siç ishte rasti edhe me procesin e sjelljes së Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili ishte përgatitur me asistencë eksperte nga OSBE-ja dhe BE-ja.

Komisari i Lartë për Pakica të OSBE-së Lamberto Zanieri, nga ana e tij, e shfaqi kënaqësinë e tij të theksuar nga progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kultivimin dhe respektimin e të drejtave të bashkësive dhe theksoi se OSBE-ja mbetet partner i përkushtuar i politikave të vendit për këto çështje të cilat e bëjnë modelin për rregullimin e suksesshëm të të drejtave të bashkësive në rajon.

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 21:21