Zaev: Disa ministra janë shumë të ngadalshëm me administrimin

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 20:40

Zoran Zaev tha sot se disa ministra janë shumë të ngadalshëm në administrimin e projekteve dhe se kanë humbur kontaktin me qytetarët dhe nevojat e tyre. Ai thotë se rezultati i pasuksesshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nuk është për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por për zhgënjimin e qytetarëve nga zyrtarë të caktuar dhe politikat që duhet të korrigjohen, përcjell FLAKA.

“Drejtorë, ministra janë humbur dhe janë larguar nga njerëzit, kanë vendosur veten më lartë. Disa prej tyre nuk i kanë kryer disa detyra të caktuara për funksionin që po kryejnë. Mos kontaktimi me qytetarët, zbatimi i ngadalshëm i procedurave administrative janë arsyet për zhgënjimin e qytetarëve. Pasi ligji lejon, do të ketë ndryshime dhe spastrime. Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve, nuk mund të bëhen ndryshime”, tha Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë mund të ndodh pas zgjedhjeve dhe bisedimeve me partnerët e koaliconit, kurse ndryshimi i funksionarëve pas rrethit të dytë, sipas ligjit. FLAKA

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 20:40