Zaev: Do ta ndihmojmë sportin me 10 milionë euro

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 19:27

Deri më tani kemi siguruar gjashtë milionë euro përmes sistemit të vauçerëve për ta ndihmuar sportin, por negocioj me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski në mënyrë që të mund ta rrisim në 10 milionë euro.

Nëse performanset e Buxhetit rriten dëshirojmë ta rrisim atë numër në dhjetë milionë euro, tha kryeministri Zoran Zaev në shënimin e Ditës ndërkombëtare të sportit për zhvillim dhe paqe që u mbajt sot në Strumicë. Kryeministri shtoi se deri më tani janë shfrytëzuar 2,3 dhe vitin e kaluar 5 milionë euro për sportin dhe është e sigurt se shuma do të rritet. “Moment i dytë i bukur është që çdokund në mënyrë të barabartë do të shpërndahen këto mjete.

Zakonisht ato para deri më tani kanë shkuar tek klubet e mëdha, tek më të njohurit në cilin do sport, tani në mënyrë të barabartë sipas kategorive të sportit dhe sipas kategorive të garimeve në liga, nëse janë në të parën, të dytën, të tretën apo komunale, në atë mënyrë do të shpërndahen edhe vetë mjetet. Do të thotë, për të gjithë të rinjtë të cilët kanë ndër mend të bëhen sportistë profesionistë do të ketë mjete shtesë, theksoi Zaev.

Sipas tij, sporti dhe arsimi fizik janë me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo shoqëri dhe prandaj promovohen dhe mbështeten politikat me të cilat do të rritet numri i qytetarëve nga të gjitha moshat, grupet sociale dhe mjediset të cilat çdo ditë do ta zbatojnë sportin dhe aktivitetet sportive-rekreative.

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 19:27