Zaev do të flasë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të romëve

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 10:56

Zaev do të flasë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të romëve

Në Operën dhe baletin nacional sonte do të shënohet Dita ndërkombëtare e romëve, 8 prilli, ndërkaq me atë rast do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri Zoran Zaev.

Krahas ministrit pa resor, të angazhuar për implementimin e Strategjisë për romët 2014 – 2020, Muzafer Bajram, në këtë ngjarje do të flasë edhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Samka Ibraimovski.

Pas përfundimit të fjalimeve solemne. do të pasojë interpretimi muzikor nga ana e Aleksian grup, nga Italia.

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 10:56