Zaev: Do të rinovohen 30 objekte shëndetësore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:23

Zaev: Do të rinovohen 30 objekte shëndetësore

Në programin qeveritar parashihet renovimi i 30 objekteve shëndetësore në vend, thotë kryeministri, Zoran Zaev. Ai njëherit paralajmëron edhe rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë.

“Qeveria do të vazhdojë me rritjen e mjeteve buxhetore të Fondit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe me motivimin shtesë të punëtorëve shëndetësorë, gjegjësisht me rritjen e rrogave të specialistëve dhe infermiereve”,- theksoi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Kryeministri këto paralajmërime i bëri në Qendrën klinike universitare “Nënë Tereza” në Shkup, ku u përurua Reparti i rinovuar i gastro-enteropatologjisë. Në këtë repart tani ka dy apartmane me nga 1 krevat, 9 dhoma nga 3 krevate dhe një dhomë me një krevat dhe me kabinet për ushqimin biologjik.

“Vitin e kaluar pas disa vërshimeve ishte e patjetërsueshme të bëjmë renovimin e këtij reparti për shkak të kushteve jo të mira, pacientët janë mbuluar me batanije për shkak të dritareve jofunksionale të repartit”,- tha drejtoresha e Gastroenteropatologjisë, Grivceva Stardelova.

Filipçe: U rinovua Reparti i gastroenteropatologjisë

“Vazhdojmë edhe me masat tjera, konkretisht për Klinikën e gastroenterhepalogjisë. Për herë të parë për 30 pacientë që kanë probleme me serioze shëndetësore do të sigurohet terapi biologjike. Në vendin tonë për herë të parë janë sjellë 30 molekula të cilat deri më tani nuk kanë qenë në dispozicion, ndërsa pacientët për këtë terapi janë udhëzuar për shërim në vendet e jashtme”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe po ashtu potencoi angazhimin e përforcimit të personelit mjekësor, me ç’rast në periudhën dyvjeçare janë lëshuar rreth 5,000 miratime punësimi, shumica e të cilave janë realizuar.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:23