Zaev-Duks: Raporti pozitiv është kofirmim për përkushtimin e reformave

Desk
By Desk March 2, 2020 22:59

Zaev-Duks: Raporti pozitiv është kofirmim për përkushtimin e reformave

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacionin e ambasadës së R. së Hungarisë në vend të kryesuar nga ambasadori Laslo Duks.

Në takim është biseduar për shumë tema aktuale, si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, anëtarësimi në NATO, progresi i vendit në 2,5 vitet e kaluara, zbatimi i reformave, situata aktuale politike në vend, gjegjësisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill.

Zaev nga ana e tij e theksoi raportin pozitiv të Komisionit Evropian për progresin e vendit, i cili është publikuar sot, si jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse në të konstatohet progres i dukshëm në reformat e zbatuara, me rekomandim deri te Këshilli që të hapen bisedime me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duks theksoi se R. e Maqedonisë së Veriut ka mbështetje të madhe nga Hungaria në pikëpamje të eurointegrimit të saj, gjë të cilën e konfirmoi edhe në Samitin në tetor vitin e kaluar, siç do të jetë edhe kësaj radhe në mars dhe do të marrë datë përfundimtare për fillim të negociatave.

Dy palët u pajtuan se dy vendet gjithmonë kanë pasur marrëdhënia të mira dhe miqësore dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të mundshme të Hungarisë në Maqedoninë e Veriut.

Desk
By Desk March 2, 2020 22:59