Zaev e Mickoski përplasje për “bombat” e Milloshoskit

Desk
By Desk March 8, 2020 16:06

Zaev e Mickoski përplasje për “bombat” e Milloshoskit

Kryetari i LSDM-së Zaev pretendon se ai nuk i ka pasur fare materialet nga regjistrimet audio ku dëgjohet deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski se si bisedon me ish-kryetarin e Supremes Jovo Vangelovski. Gjithçka që kanë pasur nga përgjimet në LSDM, Zaev thotë se i kanë dorëzuar në PSP.

Të mos harrojmë se kush ka përgjuar në shtet, dhe të mos harrojmë se ne morëm vetëm një pjesë të atyre materialeve. Ky material që e dëgjova me të vërtetë është i rëndësishëm dhe në atë kohë me siguri do ta publikonim nëse do ta kishim, si ndikim të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin. E pashë, ne nuk e kemi publikuar, mund të mos ekzistonte në ato materiale që arritën tek ne – deklaroi Zoran Zaev, LSDM.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski nuk beson që dikush tjetër i posedon bombat dhe është i sigurt që i ka lëshuar LSDM.

Më pas i kanë thënë, është dashur këto të përfundojnë në PSP, nuk është e hijshme të tregojmë që ne i kemi lëshuar, dhe për këtë kanë vendosur t’i lëshojnë përmes kanalit Youtube që tani këto deklarata dhe reterime gjatë ditës së djeshme se ai nuk e din, se nuk i kanë lëshuar këto “bomba” apo materiale të marra ilegale, sepse në këtë mënyrë do të pranojnë se nuk e kanë dorëzuar tërë materialin që e posedojnë – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski pret që në periudhën e ardhshme në Youtube të publikohen edhe biseda tjera të përgjuara. Ai shtoi se për të është e papranueshme që një deputet ose politikan të intervenoj në vendimin e Gjykatës Supreme.

Në Youtube u publikuan pesë biseda ku dëgjohet se si deputeti Milloshoski flet me ish kryetarin e Supremes, Jovo Vangellovski. Në të, Milloshoski intervenon tek një gjykatës për rastin ku është i përfshirë i ati i tij. Deputeti u prononcua në rrjetin social Facebook duke thënë se incizimet janë bërë në DSK në kohën e Sasho Mijallkovit.

Desk
By Desk March 8, 2020 16:06