Zaev: Është e padrejtë që Franca nuk e deklaroi qëndrimin e saj para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 22:34

Zaev: Është e padrejtë që Franca nuk e deklaroi qëndrimin e saj para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e sontme në 360 gradë në Alsat tha se arsyeja për të mos filluar negociatat me BE nuk është në Maqedoni. Ai thotë se ishte e padrejtë dhe jo fer që Franca nuk e kishte deklaruar qëndrimin e saj më parë, përcjell FLAKA.

“Ne prisnim që BE të përmbushte premtimin e saj, por nuk e përmbushi atë. Siç thashë, kanë bërë gabim historik. Të gjithë premtuan. Dhe kështu bëri Macron, me videon për të cilën jam mirënjohës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për referendum. Franca ka qenë një problem edhe në të kaluarën. Jo vetëm për ne, por edhe për vendet e tjera. Por ne besuam se proceset mund të shkojnë paralelisht, sepse ne i përmbushëm detyrimet. Duhet të jetë e qartë se ne nuk jemi shkaku. Macron gjithashtu pranoi që ata nuk ishin të gatshëm brenda dhe kishte vetëm fjalë pozitive për Maqedoninë. Është e padrejtë dhe jo fer që Franca nuk e shprehu qëndrimin e saj më parë, madje edhe para se të bënim Marrëveshjen e Prespës. Këtu është dhimbja”, tha Zaev. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 22:34