Zaev flet për gjyqësorin e “kapur”, Mickovski për rastet e PPS-së

Zaev flet për gjyqësorin e “kapur”, Mickovski për rastet e PPS-së

Një pjesë e gjyqësorit si dhe prokurorisë mbetën fortifikatat e fundit e “shtetit të robëruar” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nga tribuna në Shkup.

Ai tha se në vend që të lirohen nga prangat e tyre, qendrat gjyqësore të fuqisë ia pengojnë rrugën drejtësisë, si  vatrat e fundit të “drejtësisë së robëruar”. Kjo duhet menjëherë të ndalojë – tha Zoran Zaev. Ai e thirri Antikorrupsionit që të fillojë procedurën për kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë.

“Dihet se ku e kanë vendin ata që bëjnë krim. Shpërthyem bomba, i vendosëm jetët tona në rrezik për shtetin e së drejtës dhe tani nuk ka shanse të ndalojmë. Nuk ka gjykatë të tillë, gjykatës dhe prokurorë që do të ndalojë këtë proces. Nuk ka shanse”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Flaka.

Nuk janë të vërteta akuzat e Zaevit se pas ndryshimit të Qeverisë mund të vijë deri te ndalimi i rasteve të PPS-së – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe shtoi se kjo është edhe një politikë hipokrite e kryeministrit. Në konferencën e sotme për media, Mickoski tha se politikat ekonomike janë katastrofale dhe se shteti po shkon në drejtim të gabuar. Mickoski do të propozojë shkarkimin e ish-ambasadorit, Tomisllav Dimitrovskit, i cili është pjesë e kabinetit të tij, për shkak të ndodhisë ku Dimitrovski ka drejtuar armë drejt fqinjit të tij. Njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së tha se drejtësinë nuk duhet ta marrim ne në duart tona, për shkak se ka organe shtetërore merren me këto punë.

“Për qeverinë teknike nuk kam pritshmëri, ka ligj. Sipas ligjit, duhet të kemi ministër teknik i punëve të brendshme, për punë dhe politikë sociale, zëvendës ministra për bujqësi, financa, administratë dhe shoqëri. Përndryshe, në lidhje me Kodin zgjedhor, nëse Zoran Zaev donte që ta zbatonte atë që e flet, kishte tre vjet për ta zbatuar. Tani përpiqet të tërheqë subjekte më të vogla politike të cilat i bind me gënjeshtra dhe do të them se disa prej tyre madje edhe me vetëdije i shërbejnë Zoran Zaevit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Dhjetor, 2019 09:15

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.