Zaev: Hapja e kufijve drejt BE garanton vende më të mira pune dhe arsimim më të mirë për të rinjtë tanë në Maqedoni

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Gusht, 2018 20:41

Zaev: Hapja e kufijve drejt BE garanton vende më të mira pune dhe arsimim më të mirë për të rinjtë tanë në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ditë pas dite, intensifikon fushatën e saj për referendumin, i cili do të mbahet më 30 shtator, përcjell FLAKA.

Kryeministri Zaev është shumë aktiv në rrjetet sociale, duke thënë se anëtarësimi në NATO dhe BE është jetik për Maqedoninë.

“Integrimi i Maqedonisë në BE do të thotë mundësi të reja për të rinjtë.

Hapja e kufijve me BE garanton vendet tona të reja të mira pune dhe arsimim më të mirë, këtu, në shtëpi, në Maqedoni”, tha Zaev. FLAKA

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Gusht, 2018 20:41