Zaev – Holthof Pforner: Mbështetje e fuqishme nga Gjermania për avancimin e Maqedonisë së Veriut

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:40

Zaev – Holthof Pforner: Mbështetje e fuqishme nga Gjermania për avancimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Shtefan Holthof – Pforner, ministër gjerman i krahinës për çështje federale, evropiane dhe ndërkombëtare të Rajnës Veriore Vestvalia.

Në takim u transmetua mbështetja e fuqishme nga kryeministri i krahinës, Armin Lashet dhe nga Republika Federale e Gjermanisë, për kontributin e kryeministrit Zaev në avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është shprehur mbështetje e fuqishme edhe për perspektivat euroatlantike të shtetit tonë, në të cilat shihet nevoja si për vendin tonë dhe për rajonin, ashtu edhe për vetë Evropën, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në këtë drejtim, është shprehur inkurajim qytetarët dhe institucionet në vend ta mbajnë orientimin proevropian.

Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë e madhe dhe të sinqertë nga Rajna Veriore Vestvalia dhe nga tërë Republika Federale e Gjermanisë, nga Bundestagu, nga populli gjerman dhe veçanërisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel për ndihmën dhe kontributin e Gjermanisë në të gjitha proceset demokratike në shtetin tonë dhe në zhvillimin e ekonomisë, duke e pasur parasysh se Gjermania është mes partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të shtetit.

“Do të vazhdojmë të japim argumente për investime të reja gjermane në vendin tonë. Kemi dhënë argumente të respektimit dhe zbatimit të vlerave evropiane, siç është dialogu i suksesshëm dhe diplomacia funksionale, të shprehura përmes marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me Greqinë. Vazhduam me përkushtim ende më të madh edhe ndaj reformave. Demokracia, liria, qeverisja e të drejtës janë vlera evropiane që Republika e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar se është e gatshme t’i zbatojë. Por ato janë edhe nevojë për qytetarët, nënkuptojnë stabilitet dhe ekonomi dhe prandaj mbetemi të orientuar ndaj integrimeve euroatlantike”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është biseduar për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:40