Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Zaev – Hrisohoidis: Mbështetje për aspiratat për BE dhe zhvillim i bashkëpunimit

Zaev – Hrisohoidis: Mbështetje për aspiratat për BE dhe zhvillim i bashkëpunimit

Redaksia

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me Mihalis Hrisohoidis, ministër për mbrojtjen e qytetarëve të Republikës Helene.

Në takim është konkluduar bashkërisht se është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Helene dhe se në dy vitet e fundit bashkëpunimi midis vendeve është në rritje.

“Vlerësohet se ndihet përparim në vendin tonë, me ç’rast është theksuar kontributi i Kryeministrit Zaev në proceset e treguara zhvilluese. Në këtë drejtim, u përcoll mesazhi se Republika Helene vazhdon t’i mbështesë aspiratat e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, brenda kornizës së marrëveshjeve ekzistuese dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se ka vendosmëri Republika Helene të luajë një rol udhëheqës në rrugën e vendit drejt BE-së. Për atë qëllim, është kumtuar se ka mbështetje politike, por gjithashtu interes për mbështetje teknike të ekipeve nga Maqedonia e Veriut që do të punojnë në kapitujt brenda procesit të pranimit në BE”, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Zaev i vuri në dukje përfitimet nga zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve, siç është interesi në rritje i investitorëve grekë në vendin tonë, veçanërisht në fushën e energjisë, siç është interesi për HEC Çebren, për TEC Negotinë, ose anasjelltas , përfshirjën e vendit tonë me një pjesëmarrje prej 10 për qind në projektin strategjik për gazin natyror Aleksandropolis.

“Qytetarët dhe kompanitë tashmë po i ndiejnë përfitimet nga bashkëpunimi i përforcuar sipas Marrëveshjes së Prespës, ndërsa para nesh është potencial i madh për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, si në nivelin politik ashtu edhe në atë civil”, ka thënë Kryeministri Zaev theksohet në kumtesë.


Në takim u theksuan përpjekjet për intensifikimin e bashkëpunimit midis MPB-së dhe Ministrinë për mbrojtjen e qytetarëve të Republikës Helene, përmes shkëmbimit të sotëm të planeve dhe ideve, me qëllim për të vepruar së bashku në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, migrimit të paligjshëm, sigurisë së qytetarëve. U theksua edhe angazhimi për hapjen e dy vendkalimeve kufitare afër Prespës, Markova Noga dhe Majden. Si një shembull i besimit të ndërsjellë, qëndron në kumtesë, u theksua edhe bashkëpunimi që synonte mbrojtjen e integritetit të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s dhe rregullimi teknik i përfunduar midis ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Në takim u diskutuan edhe ndihma dhe mbështetja e ndërsjellë në ballafaqimin me pasojat nga pandemia.

Continue Reading

Previous: Gjinekologët: Çdo vit, 160 raste me kancer në qafën e mitrës
Next: Vazhdon mbështetja nga Turqia për bujqësinë e vendit

Të ngjashme

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

Redaksia
auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

Redaksia
stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Redaksia

TË FUNDIT

Dejvid-Gir Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

komuna-e-tetoves-780x470 S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.