Zaev: Insistojmë në shkurtimin e rrogave, në buxhet do të mungojnë 2.2 miliardë euro

Zaev: Insistojmë në shkurtimin e rrogave, në buxhet do të mungojnë 2.2 miliardë euro

Ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për portalin Faktor, ka thënë se më mirë është të shtrëngohen dhëmbët dy muaj me qëllim që çdokush të ketë të ardhura, se sa të vihet në pikëpyetje pagesa e përgjithshme e pagave.

Ai insiston se duhet të ketë shkurtim të pagave tek të gjithë funksionarët dhe të punësuarit në administratën publike në nivelin e rrogës minimale prej 14.500 denarë.

Zaev thotë se për shkak krizës, në Buxhetin e shtetit pritet që të hyrat të ulen për 60 për qind, që do të thotë mungesë prej 2.2 miliardë euro.

“Edhe nëse shteti arrin të gjej 1.2 miliardë euro nëpërmjet kreditove, një miliardë euro do të duhet të sigurohet në shtëpi, nëpërmjet kursimeve”, vlerëson Zaev

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Mars, 2020 22:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.