Zaev: Jemi të gatshëm të përballemi me krizën globale

Desk
By Desk May 7, 2020 19:33

Zaev: Jemi të gatshëm të përballemi me krizën globale

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev hedh poshtë akuzat e kreut të VMRO- DPMNE- së Mickovski se bizneset po pësojnë dëme të mëdha.

Ai paralajmëron masa të reja ekonomike, të cilat sipas tij janë në funksion të rritjes së konsumit në sektorin privat dhe publik dhe për zbutjen e pasojave nga pandemija COVID19. Sipas Zaev qeveria e udhëhequr nga partia e tij është e gatshme për tu ballafaquar me krizën globale të ndikuar nga pandemia.

“Masat e ndërmara me kohë në përballjen me krizën duke I dhënë jetë ekonomisë janë mençuria e vendimeve të komisioneve shëndetësore, shtabeve të krizës dhe qeverisë. Kishte ndihmesë adekuate me kohë për 30 mijë ndërmarrje, qytetarët I shfrytëzojnë dhe të njëjtat do të ndihmojnë. Rezultat për këtë janë 8 mijë e 160 të papunët e jo 140 mijë ashtu siç thot opozita. Rezultatet janë të dukshme gjithandej. Atë që flet mickovski janë të dhëna statsitikore dhe flet sikurse asgjë nuk ka ndodhur në vend sikurse s’ka kurfarë krize.” – është shprehur Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Desk
By Desk May 7, 2020 19:33