Zaev: Kemi pasur bashkëpunim parimor me Amdi Bajram në procese shumë të rëndësishme për vendin

Desk
By Desk October 24, 2020 21:21

Zaev: Kemi pasur bashkëpunim parimor me Amdi Bajram në procese shumë të rëndësishme për vendin

Këtë pasdite, Kryeministri Zoran Zaev i shprehu ngushëllimet familjes së Amdi Bajram, për të cilin tha se kishin pasur një bashkëpunim parimor, përcjell FLAKA.

“Me shumë keqardhje mora lajmin e trishtuar për vdekjen e Amdi Bajramit.

Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe.

Me Amdi Bajram, si kryetar i vjetër i Unionit të Romëve nga Maqedonia dhe deputet, ne patëm një bashkëpunim parimor për procese shumë të rëndësishme me rëndësi për shtetin dhe komunitetin Rom në vendin tonë.

Në këto ditë hidhërimi të thellë, shpresoj se fjalët e ngushëllimeve të sinqerta do të jenë një ngushëllim për humbjen e madhe për familjen dhe miqtë e tij”, shkroi Zaev. FLAKA

Desk
By Desk October 24, 2020 21:21