Zaev: Masat ekonomike do të kenë efekt pozitiv më shumë se në shtete e tjera të rajonit

Desk
By Desk May 7, 2020 22:48

Zaev: Masat ekonomike do të kenë efekt pozitiv më shumë se në shtete e tjera të rajonit

Kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev , vlerëson se paketa e masave ekonomikë të sjella në kohë pandemie si hap për të mbrojtur ekonominë nga efektet negative, po japin rezultat.

Zaev thotë se falë masave ekonomike Maqedonia e Veriut ka rënie më të vogël ekonomike se vendet tjera të rajonit. Sipas tij, gjatë muajit prill vendet e punë i kanë humbur vetëm rreth 8 000 qytetarë, 4 000 prej të cilëve u ka përfunduar kontrata e punës dhe qindra mijëra, shifra të publikuara nga opozita. Zaev thotë se ka kritika se është dashur të jepet ndihmë financiare më e madhe. Ai thotë se vendin e krahasojnë me Gjermaninë apo Francë, duke shtuar se kritikët duhet të kenë parasysh se vendet e mësipërme nuk kanë pasur VMRO-në 11 vjet në pushtet.

Desk
By Desk May 7, 2020 22:48