Zaev: Mbetemi në qëndrimin për një njësi zgjedhore

Zaev: Mbetemi në qëndrimin për një njësi zgjedhore

Edhe në programin zgjedhor të vitit 2016, ne deklaruam që do të angazhohemi për një njësi zgjedhore dhe akoma kemi këto qëndrime, tha kryeministri Zaev sot deri sa u pyet nëse mund të ketë  konsensus që vendi të ketë vetëm një njësi zgjedhore.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave.

“Sado që kam dëshire të jap përgjigje për këtë pyetje rendi është ta kumtoje ministri nesër pas konsultimeve me Ministrinë e Financave”-tha Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se askush nuk mundet përjetë t’i shmanget drejtësisë, sipas tij herët a vonë gjithsecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve.

“Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, deklaroi Zoran Zaev

R.F
nga R.F Nëntor 7, 2019 11:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA