Zaev: Me Gruevskin mund të bisedoheshte, Mickoski ka humbur në hapësirë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:27

Zaev: Me Gruevskin mund të bisedoheshte, Mickoski ka humbur në hapësirë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Kanal 5 sonte komentoi edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell FLAKA.

“Njeriu është i humbur në hapësirë. Kam folur me të. Kam biseduar edhe me Gruevskin. Me Gruevskin zhvillohej bisedë, e din për çka flet, ne arritëm Przhinon dhe më shumë. Çfarë kam rënë dakord me Mickoski në tre vitet e fundit? Asgjë! As Marrëveshja e Prespës, as ligji për Prokurorin Publik, asgjë. Grupet parlamentare ranë dakord për disa ligje, sepse ato janë ligje evropiane. Njeriu është duke negociuar që të mos arrihet asnjë marrëveshje”, thotë Zaev. FLAKA

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:27