Zaev: Mjaft ishte me president i cili pranon urdhëra

Redaksia
By Redaksia 1 Prill, 2019 22:00

Zaev: Mjaft ishte me president i cili pranon urdhëra

Kryeministri Zoran Zaev në tubimin e sotëm në Prilep tha se kandidati i shumicës parlamentare Stevo Pendarovski nuk do të merrte urdhra nga askush ose nga kryeministri, përcjell FLAKA.

“Pendarovski nuk do t’i detyrohet as Zaevit as dikujt tjeër. Mjaft ishte një president i cili merr urdhëra. Unë jam kryeministër, por presidenti është i pari dhe ne do ta dëgjojmë atë. Së fundi, do të kemi një president me të cilin do të mund të punojmë. Keni parë se nuk kisha paragjykime, shkuam te Ivanov, mund të ishim së bashku në momentet historike. Një ditë as ujë nuk na dha, e pas dy minutash ikëm. Ne nuk jemi maqedono-verior, por jemi maqedonas. Në kartën e identitetit në OKB qendron maqedonas që flasin maqedonisht, pa asnjë fusnotë. Kemi një vend i pranuar nga të gjithë dhe që nuk do të kontestohet më. Më në fund, një maqedonas etnik me një gjuhë maqedonase u njoh, për këtë luftuan paraardhësit tanë”, tha Zaev. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 1 Prill, 2019 22:00