Zaev: Në fillim të vitit 2021 vaksina do të dihet, shteti duhet të jetë i përgatitur

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:17

Zaev: Në fillim të vitit 2021 vaksina do të dihet, shteti duhet të jetë i përgatitur

Vaksina për Covid 19 duhet të vijë në fillim të vitit të ardhshëm, tha Kryeministri Zoran Zaev sotme në TVM në debatin me gazetarët, përcjell FLAKA.

“Në fillim të vitit 2021, vaksina do të dihet. Nuk besoj se do të vaksinohemi 100% menjëherë, por një përqindje e madhe do ta dëshirojë, kështu që shteti do të duhet të paguajë për të. Ne duhet të jemi të përgatitur për atë…”, tha Zaev.

Ai shtoi se nuk ka asnjë problem në prokurimin e vaksinës ruse, nëse, siç theksoi ai, është në përputhje me procedurat dhe standardet e OBSH-së. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:17