Zaev: Ne jemi NATO, shkojmë drejt BE-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:34

Zaev: Ne jemi NATO, shkojmë drejt BE-së

Në këtë ditë dy vjet më parë, 609.813 qytetarë të Maqedonisë së Veriut votuan “Për” në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësimi në BE dhe NATO, duke pranuar Marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, njoftoi kryeministri Zaev në Fejsbuk.

“Rruga që çon drejt një të ardhme të sigurt euroatlantike mori më shumë vota sesa fituesit e të gjitha zgjedhjeve parlamentare në historinë e Maqedonisë së pavarur. Rezultati i referendumit ishte sinjal se deputetët në Kuvend kanë detyrimin të ndjekin vullnetin e shumicës dhe ata pranuan përgjegjësinë historike që u qëndroi para tyre. Vendimet e guximshme u morën në shtëpinë e Parlamentit, përfitimet e të cilave qytetarët tashmë i ndjejnë”, tha Zaev në publikimin.

Ai thotë se marrëveshja me Greqinë në thelbin e saj ka të ardhmen e shtetit tonë, Maqedonisë së Veriut, e cila rezultoi në anëtarësim NATO dhe vendim për të filluar negociatat me BE.

Kryeministri potencon se “është arritur marrëveshje që garanton të drejtën për t’u identifikuar si maqedonas, dhe identiteti maqedonas reflekton territorin tonë, gjuhën, popullin, me të gjitha atributet e saj, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e saj”.

“Ne kemi dërguar në histori të harresës referencën FYROM (IJRM) dhe sot vendi ynë është regjistruar në Kombet e Bashkuara me emrin Republika e Maqedonisë të Veriut, e përkthyer në të gjitha gjuhët, me himnin, stemën dhe flamurin që nuk kanë ndryshuar. Kjo gjeneratë e qytetarëve tanë e pranuan demokracinë si vlerën më të lartë, por edhe si përgjegjësi. Në emër të përgjegjësisë sonë, ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, shton Zaev në postimin e tij në Fejsbuk. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:34