Zaev në Opajë: Uniteti është e ardhmja, me masat nga programi i ri, rezultatet do të jenë shumë më të mëdha

Desk
By Desk March 4, 2020 21:07

Zaev në Opajë: Uniteti është e ardhmja, me masat nga programi i ri, rezultatet do të jenë shumë më të mëdha

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga nënkryetarët Oliver Spasovski dhe Muhamed Zekiri, sot kishte takim me qytetarët e Opajës, ku u bisedua për rezultatet nga masat dhe politikat e zbatuara në 2,5 vitet e kaluara, programin për 4 vitet e ardhshme dhe koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.

Uniteti është e ardhmja, theksoi Zaev dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten konceptit një shoqëri për të gjithë, sepse vendi ynë nuk është multietnike prej dje, por me shekuj dhe gjithmonë kemi luftuar bashkë kur ka qenë nevoja.

Me koalicionin me Besën, për herë të parë kemi vendosur koalicion me etnitete të ndryshme në parti, për herë të parë bëjmë koalicion para zgjedhjeve, me çka treguam inkurajim dhe mençuri, miqësi, ia dhamë dorën njëri tjetrit dhe me të vërtetë u bashkuam, theksoi mes tjerash Zaev.

Desk
By Desk March 4, 2020 21:07