Zaev në takim me Ivanovin me 7 maj, ja pse

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:45

7 maj do të shpallet ditë jopune dhe kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Gjorge Ivanov do të takohen me Papa Françeskun në aeroportin e Shkupit në vizitën e tij njëditore në Maqedoni, përcjell FLAKA.

Informata zyrtare thotë se kreu i Kishës Katolike Romake do të pranohet vetëm në rezidencën presidenciale të Ivanovit në Vodno dhe atje do të jetë edhe Kryeministrin Zaev.

Papa Françesku duhet të mbërrijë në orën 8:30 nga Sofja dhe të pritet me nderimet më të larta.

Siguria gjatë qëndrimit të Papës në Shkup do të jetë në shkallën më të lartë dhe është planifikuar që biletat e NPT të jenë falas për atë ditë.

Me siguri edhe udhëtimi me tren do të jetë falas për qytetarët e vendit të cilët do të duna tѱ shkojnë në Shkup që të jenë të pranishëm në liturgjinë e Papës në sheshin e Shkupit. FLAKA

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:45