Zaev në takimin e liderëve do të kërkojë marrëveshje për zgjedhje, për Mickoskin prioritet përballja me koronavirusin dhe ekonominë

Desk
By Desk May 5, 2020 22:35

Zaev në takimin e liderëve do të kërkojë marrëveshje për zgjedhje, për Mickoskin prioritet përballja me koronavirusin dhe ekonominë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin e ardhshëm të liderëve do të kërkojë mbajtje të zgjedhjeve në afat sa më të shkurtë, nëse atë e lejon gjendja me koronavirusin, ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe më tej mbetet në qëndrimin se zgjedhjet tani nuk janë prioritet. Ai pret që në takimin e liderëve të bisedohet, para së gjithash, për gjendjen aktuale, për krizën shëndetësore dhe ekonomike, por nuk e përjashton mundësinë se do të bëhet fjalë edhe për zgjedhjet, si dhe për çështjen e gjuhës maqedonase dhe për Goce Dellçevin, që e imponuan disa politikanë bullgarë.

Mickoski sonte deklaroi se takimi i liderëve tek Pendarovski do të mbahet më 12 maj. Zaev nuk ka informatë të tillë. Ai është i informuar për mbajtje të mundshme të takimit më 10 maj.

“Nëse është trendi i tillë që kurba e koronavirusit të jetë në rënie, do të kërkojmë menjëherë të shkojmë në zgjedhje”, tha Zaev gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Studio e hapur” në TV 24.

Mickoski nuk dëshiroi të komentojë nëse duhet të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse, siç tha, nuk i ka pasur të gjitha parametrat. Përsëriti se tani nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me pasojat nga koronavirusi edhe në kuptimin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik.

Desk
By Desk May 5, 2020 22:35