Zaev nga Gjevgjelia: Vazhdojmë bashkërisht të hapërojmë përpara nëpër rrugën e drejtë

Zaev nga Gjevgjelia: Vazhdojmë bashkërisht të hapërojmë përpara nëpër rrugën e drejtë

Gjevgjelia nuk është vetëm destinacioni më pranë BE-së, vetëm tre kilometra që këtu është BE, por me siguri e keni një prej vendbanimeve më të bukura për të jetuar me të gjithë vetëdijen ekologjike brenda, me të gjitha perspektivat, destinacion gjeografik, popull i mençur dhe punëtor. Ai gjithmonë ka ditur të marrë vendime të mençura. Mua më vjen mirë që sonte mund të diskutojmë me këta njerëz të vlefshëm rreth meje, porositi kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit “Mundemi” në Njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev në tribunën qytetare në Gjevgjeli.

Para qytetarëve ai foli për punën e bërë në tre vitet e kaluara, për guximin me të cilin janë sjellë vendime të mëdha dhe të guximshme për problemet me dekada ndërsa njëherësh është ngritur edhe ekonomia përmes vendimeve të guximshme ekonomike.

“Me siguri se poqe se silleshin vendimet më në kohë atëherë do të ishin më të lehta, por për 30 vite kemi qëndruar në një vend, të izoluar nga e gjithë bota derisa bota shkonte përpara. Erdhi koha të marrim vendime të guximshme. Isha i pari kur duhej guxim në vepër për të luftuar kundër regjimit dhe ta çlirojmë atdheun, ndërsa edhe popullin nga pëshpëritja, frika, nga kanosjet, shantazhet, nga vjedhjet, nga projektet joserioze ku i harxhonin paratë e popullit. Kisha guxim edhe kur duhej t’i zgjidhnim problemet siç është kontesti me emrin dhe problemi me Bullgarinë, 20 e madje edhe 30 vite. Kemi sjellë zgjidhje të shkëlqyera të cilat jo vetëm se ndërtuan partneritet dhe miqësi strategjike me Greqinë dhe Bullgarinë por edhe hapën perspektiva, e hapën të ardhmen. I plotësuam qëllimet strategjike të shtetit”, theksoi Zaev.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 22:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik