Zaev: Nga respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19 do të varet si do të lëviz shteti

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 20:54

Zaev: Nga respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19 do të varet si do të lëviz shteti

Qeveria dhe institucionet kompetente janë tërësisht të përkushtuara në masat për mbrojtje persona përmes të cilave do të pengohet përhapja e KOVID-19 dhe me këtë edhe nevoja nga karantina dhe masat tjera më restriktive, deklaroi sonte kryeministri Zoran Zaev.

“Ajo në çka të gjithë jemi të fokusuar nga komisioni shëndetësor deri tek shtabi shtetëror i krizës dhe tek Qeveria është masat e mbrojtjes personale. Këtu i kalojmë të gjitha shpresat. Të gjithë janë të vetëdijshëm, qytetarët e dinë se në të ardhmen do të varet nga ajo se sa do të jetë numri i të infektuarve, numri i rasteve të vdekjes, sa do të zgjasë kjo pandemi varet nga përgjegjësia jonë personale. Sa më shumë që mbajmë maskë, bëjmë dezinfektim, mbajmë distancë, nuk duhet çdoherë të takohemi, mund edhe përmes telefonit t’i kryejmë disa punë”, ka thënë Zaev në intervistën në TV Kanal 5.

Me uljen e temperaturave, siç tha, rritet edhe rreziku nga rritja e numrit të të infektuarve dhe pikërisht për këtë është shumë me rëndësi që të gjithë pa kusht t’i respektojnë masat. Qeveria, siç tha Zaev nuk mendon për karantinë të re si masë, por nëse Komisioni kompetent propozon argumente, nuk përjashtohet edhe ai opsion.

Zaev tha se inspekcionet dënojnë, mbyllin, parashtrohen kallëzime penale, por nuk mund ta gjejnë çdo aheng familjar.

“Të gjithë të përkujtojmë si ishte dhe sa ishte dhe sa është kjo e tmerrshme çka ndodh me këtë pandemi. Ne të gjithë e kemi lëshuar veten. Po vjen dimri, dimri do të jetë shumë i rëndë se vera sepse vera në përgjithësi, tregojnë personat ekspertë çka do të thotë madje edhe infektimi dhe si bartet, sepse kemi raste asimptomatike, në dimër kjo nuk do të jetë kështu. Nga respektimi i masave do të varet si do të lëviz shteti. Ne si Qeveri nuk vendosim për këto punë. Nëse pyesni nëse do të mbyllim, nëse do të ketë karantinë. Jo. Pse? ta shkatërrojmë ekonominë, ta shkatërrojmë jetën sociale të qytetarëve? Jo. Por komisioni i cili është imperativ mbi të gjithë i thotë të gjitha argumentet ekspozuese kjo do të ndodh, ne çka të bëjmë, nuk duam, as Komisioni nuk dëshiron, as disa të tjerë nuk presim se do të ketë nevojë për këtë, por me rëndësi është që t’i respektojmë ato masa, veçanërisht pasi që po ftohet koha, bien temperaturat, definitivisht do të rriten edhe numrat”, ka thënë Zaev.

Ai potencoi se masat e vetme rreth aspektit shëndetësor të cilat për momentin i shqyrton qeveria është si të inkurajohen dhe sendërtohen punonjësit shëndetësorë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 20:54