Zaev: Nuk besoj se Kushtetuesja do ta rikthejë Kuvendin

Desk
By Desk May 5, 2020 20:25

Zaev: Nuk besoj se Kushtetuesja do ta rikthejë Kuvendin

“Do të presim. Deri në takimin e liderëve do të kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese. Por unë nuk besoj se Gjykata Kushtetuese kur një herë ka sjell vendim se shpërndarja e Kuvendit është kushtetuese, tani do të sjellë vendim tjetër. Personalisht nuk besoj, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Tv 24.

Ai shtoi se edhe Mickoski është kundër Kuvendit kështu që Kuvend s’do të kemi, po ashtu edhe kryeparlamentari Xhaferi nuk është dakord për kthimin e Kuvendit.

Zaev beson se periudha më e mirë për zgjedhje është mesi i qershorit. Ai thotë se rreth 30 ditët që mbeten pas gjendjes së jashtëzakonshme janë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve.

Desk
By Desk May 5, 2020 20:25