Zaev: Nuk do të lejojmë që Maksim Dimitrievski ta cilësojë qeverinë si regjim

Desk
By Desk May 7, 2020 22:14

Zaev: Nuk do të lejojmë që Maksim Dimitrievski ta cilësojë qeverinë si regjim

Zoran Zaev thotë se gjatë 10 ditëve të fundit nuk ka pasur komunikim me kryetarin e Kumanovë, Maksim Dimitrievski, i cili disa ditë më parë qeverinë e quajti regjim.

Zaev thotë se nuk do të lejon që emërim të tillë, duke shtuar se ky reagim i Dimitrievskit vjen sepse edhe për të vlen ligji, ashtu siç duhet të vlej për të gjithë. Nëse sillet vendim që të gjithë të dyshuarit si të infektuar me COVID-19 duhet të qëndrojnë në izolim, thotë Zaev, kjo duhet të vlejë njësoj edhe për Maksim Dimitrievskin. Sipas tij, askush nuk amnistohet nga zbatimi i ligjit edhe sikur të jetë 10 herë LSDM, duke iu referuar këtu faktit që Dimitrievski është propozuar nga LSDM për postin e kryetarit të Komunës së Kumanovës.

Desk
By Desk May 7, 2020 22:14