Zaev: Opozita nuk iu gëzua datës për negociata

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 11:37

Zaev: Opozita nuk iu gëzua datës për negociata

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot u shpreh se kjo gjeneratë duhet të ndjehet krenare sepse arriti që vendin ta anëtarësoj në NATO dhe të merr datë për fillim të negociatave. Kjo sipas tij nuk ishte e lehtë sepse siç u shpreh ai, gjithë kësaj i paraprinë vendime shumë të guximshme.

“Kemi marrë urime nga të gjithë, nga funksionarë të lartë, nga partnerët e koalicionit, nga partitë tjera politike por jo edhe nga opozita. Do të ishte mirë që t’iu urojnë qytetarëve. Është mirë që t’i bëjnë thirrje qytetarëve që edhe ata të gëzohen”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 11:37