Zaev optimist për referendumin, Mickovski taktizon, diplomatët të qartë, Maqedonia në NATO dhe BE

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 20:59

Zaev optimist për referendumin, Mickovski taktizon, diplomatët të qartë, Maqedonia në NATO dhe BE

Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Zgjerimit dhe Fqinjësisë së KE Christian Danielsson shpreson që referendumi të jetë pozitiv, gjë që tha se vendimi i qytetarëve më 30 shtator do të ishte historik. Ambasadori i BE Zhbogar në fushatën për BE tha se gjuha e Blazhe Koneski dhe Mateja Mateski do të jenë zyrtare. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u bëri thirrje qytetarëve të dalin në referendum derisa ishte në shoqërinë e koleges së saj sllovene Andreja Katiç, përcjell FLAKA.

Ndërkohë, presidenti shqiptar Ilir Meta në një intervistë me Albanian Daily News u bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoni të votonin në numër sa më të madh në referendumin e 30 shtatorit.

“Unë besoj dhe në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të marrin pjesë në referendumin më 30 shtator dhe të votojnë për marrëveshjen, të hapin një kapitull të ri jo vetëm për të mirën e integrimit të Maqedonisë, por edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend”.

Në drejtim se si do ta drejtojnë fushatën, grupi parlamentar i VMRO DPMNE po kalkulon ende, por sot ata i dërguan një letër me shkrim kryetarit të parlamentit Xhaferi, me të cilën njoftuan se i rrefuzojnë paratë për fushatën, duke u kërkuar deputetëve nga shumica që të bëjnë të njëjtën gjë sikurse ata.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe deputetëve të saj që të heqin dorë nga mjetet e vetë-reklamimit nën mbulesën e një referendumi. Ato të fokusohen në projekte specifike në sektorin real. Dhe informimi për pikëpamjet e ndryshme rreth rezultateve dhe pasojave të mundshme do të jetë subjekt i takimeve të shumta në media në periudhën e ardhshme “.

Deri tani, 71 deputetë janë shprehur pozitivisht për referendumin dhe formimi i koalicioneve të partive dhe deputetëve të pavarur pritet që nesër për referendumin e 30 shtatorit. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 20:59