Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”

Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të eko-busit në Prilep, edhe një herë premtoi se nuk është i përfshirë në rastin “Reket”, ndërsa premtoi edhe padi për shpifje, për ata që e deklarojnë të kundërtën, transmeton Portalb.mk.

“Së pari e ftoj prokuroren publike ta vërtetojë besueshmërinë e procesverbalit që është bërë dhe e ndershme është të thuhet nëse ajo është thënë ashtu. E dyta, patjetër që do të padisim, pasi ajo nuk është e vërtetë. Disa herë, unë kam hedhur poshtë çfarëdo lidhshmërie me Boki 13, Bojan Jovanovski lidhur me rastin “Reket” dhe sot e kësaj dite mbetem në atë qëndrim”, deklaroi Zaev.

Zaev ftoi gazetarët që të hulumtojnë rastin, por të kenë edhe përgjegjësi për atë që shkruhet.

“Çdoherë dua të inkurajojë gazetarët të hulumtojnë gjithçka që është me rëndësi për opinionin, por të manipulojnë, për këtë ka përgjegjësi. Unë personalisht, ndërsa besoj bashkë me mua Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Frosina Remenski të gjithë që janë përmendur, do të ftoj bashkë me mua të ngritin padi për shpifje dhe atje t’i hapim dokumentet dhe opinionit t’i tregojmë se gënjen gazetari që e liferon këtë shkresë”, ka thënë Zaev.

Kryeministri i vendit, Zaev premtoi se nuk do të kursen asnjë funksionar që është i përfshirë në “Reket”.

“Unë personalisht nuk besoj se dikush nga funksionarët e lartë të LSDM-së është i përfshirë, por ia lë hetimit ta tregojë atë. Ligji vlen për të gjithë, pa dallim nëse është funksionar. Inkurajoj hetuesinë, Prokurorinë publike, krejt gjyqësinë”, deklaroi Zaev.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 24, 2019 15:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA