Zaev për të prodhuar rrymë e la vendin pa ujë për pije, ja kush e akuzon

Desk
By Desk March 7, 2020 22:40

Zaev për të prodhuar rrymë e la vendin pa ujë për pije, ja kush e akuzon

Sipas VMRO-DPMNE këto janë faktet që shënuan ditën e sotme:

1. Zaev ka konsumuar 2/3 e ujit në hidro-akumulimet në Maqedoni për prodhimin e energjisë elektrike, nuk do të ketë ujë të pijshëm dhe ujitje.

2. Kovaçevski, në vend të investimeve të reja për të përmirësuar kapacitetin e ELEM, ndan miliona tenderë për familjen në pushtet.

3. Maqedonia po përjeton fiaskon e saj ekonomike. Borxhi publik është rritur për 1 miliardë euro, papunësia më e lartë e të rinjve në Evropë.

4. Filipçe humbi betejën. Qytetarët që erdhën nga Italia me virusin Corona kanë ditë që ecin në të gjithë vendin.

5. LSDM krenohet me donacionet nga vende të huaja, i reklamon si projekte të veta. FLAKA

Desk
By Desk March 7, 2020 22:40