Zaev-Petroviq: Dy vendet respektojnë vlera të njejta, ato janë BE dhe NATO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:07

Zaev-Petroviq: Dy vendet respektojnë vlera të njejta, ato janë BE dhe NATO

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren e Malit të Zi, Maria Petroviq, me të cilën konfirmuan se të dy vendet kultivojnë miqësi të shkëlqyeshme dhe bashkëpunim, respektojnë vlera të njejta, e ato janë Bashkimi Evropian dhe NATO.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u theksua se shteti ynë luan rol konstruktiv në avancimin e marrëdhënieve në nivel rajonal, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe paraqet shembull të mirë ku qytetarët treguan pjekuri demokratike dhe vendosën për sundim të së drejtës dhe vlerave demokratike.

Ambasadorja malazeze Petroviq, kryeministrit Zaev ia transmetoi urimet nga kryeministri malazez, Dushko Markoviq dhe i dëshiroi punë të suksesshme të Qeverisë së re në mandatin e ri katërvjeçar.

Edhe ambasadorja Petroviq edhe kryeministri Zaev u dakorduan se vazhdojnë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit efektiv tregtar dhe ekonomik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:07