Zaev: Qeveria në bashkëpunim dhe mbështetje të vetëqeverisjeve lokale do të ndihmoj; në modernizimin e ndërmarrjeve publike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:33

Zaev: Qeveria në bashkëpunim dhe mbështetje të vetëqeverisjeve lokale do të ndihmoj; në modernizimin e ndërmarrjeve publike

Ndërmarrjet publike komunale janë me rëndësi të veçantë për përditshmërinë e secilit qytetar. Jeta dhe përditshmëria e qytetareve është që të funksionojnë në një mjedis jetësorë të pastër, të shëndetshëm dhe të dinjitetshëm. Të bashkuar në këtë asociacion, si vend për shkëmbim të përvojave të përbashkëta dhe përcaktim të prioriteteve, anëtarë të ADKOM-it e japin kontributin e tyre si kompani përgjegjëse, theksoi kryeministri Zoran Zaev sot në paraqitjen e tij me rastin e jubileut – 15 vite ADKOM, Shoqata për dhënësit e shërbimeve komunale.

Si jashtëzakonisht të rëndësishme e vlerësoi rolin e ndërmarrjeve komunale publike në komunat dhe në veçanti të rëndësishme iniciativat nëpërmjet ADKOM-it për te artikuluar udhëzimet e përbashkëta dhe sugjerimet për të arritur shkallën e lartë e funksionalitetit të ndërmarrjeve publike komunale për zhvillim dhe cilësi të shërbimeve që u jepen qytetarëve dhe bashkësive lokale.

“Sot jam këtu për t’u siguruar që e keni mbështetjen edhe nga Qeveria e vendit tonë. Ndërmarrjet publike stabile dhe funksionale janë prioritet i lartë shoqëror dhe do të mbesin prioritet i lartë i Qeverisë në bashkëpunim dhe përkrahje të vetëqeverisjeve lokale. Ajo çfarë së bashku mund t’a realizojmë në periudhën e mëtutjeshme është që të ndihmojmë për modernizimin e ndërmarrjeve publike. Qeverisë i mbetet t’a mbajë vazhdimësinë për qasje të komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale deri tek programet për donacionet dhe grantet për zhvillim përmes vendore, evropiane dhe fondeve tjera ndërkombëtare. Juve u mbetet të punoni për optimizëm dhe për zvogëlim të shpenzimeve për pune, në zvogëlimin e humbjeve në sisteme”, potencoi Zaev.

Derisa Qeveria mbetet edhe më tutje që të përkujdeset për rritje të standardit jetësor të qytetareve për ndihmë në të gjitha kategoritë e qytetareve me rrezik social për të mundur që me kohë të paguajnë tatimet për të siguruar punën e rregullt të ndërmarrjeve komunale dhe krijimin e kushteve për qasje korrekte në të mirat shoqërore, ndalimin e monopolizimit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Kryetari i ADKOM-it, Zoran Gorgiev, në paraqitjen e tij theksoi që sot, 15 vite mbas krijimit të ADKOM-it paraqet mekanizëm të rëndësishëm dhe të pashmangshëm për koordinim, rrjetëzim, lobim dhe përfaqësim të Ndërmarrjeve publike komunale.

“Jemi të bindur që roli dhe kapaciteti i ADKOM-it në periudhën e mëtutjeshme do të rriten dhe thellohen nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet dhe programet nga Bashkimi Evropian, duke pasur parasysh sfidat që qëndrojnë para ndërmarrjeve tona komunale me qëllim që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti i punës, që të sigurohet shërbime më të mira dhe të kapshme drejt qytetareve dhe të arrihen standardet evropiane në sferën komunale”, tha Gorgiev.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:33