Zaev: Qytetarët na dhanë karton të verdhë

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 11:57

Zaev: Qytetarët na dhanë karton të verdhë

Kryeministri Zoran Zaev e pranoi humbjen në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se qytetarët u dhanë atyre karton të verdhë. Zaev tha se tashme LSDM do të veprojmë nga drejtimi që na dhanë qytetarët dhe premtoi se LSDM do të ndryshojë .

“Porosia e parë është për shokët e mi partiak. Në morëm karton të verdhë nga qytetarët, nga ajo se sa do ta dëgjojmë zërin e tyre do të varet nëse ai do të bëhet i kuq për secilin prej nesh dhe për të gjithë ne. Ndaj me faqe të bardhë kërkoj të na jepni një shans që vendi dhe shoqëria të ecë përpara”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 11:57