Zaev: Regjistrimi në prill të vitit 2021

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 25, 2020 14:32

Zaev: Regjistrimi në prill të vitit 2021

Nuk do të ketë anulim të regjistrimit të popullsisë, ai do të kryet në prill të vitit të ardhshëm, u shpreh i prerë kryeministri Zoran Zaev.

“Regjistrimi do të kryet në vitin 2021 dhe pikë. E anuluam në vitin 2020 për në vitin 2021 me kërkesë të opozitës dhe atë para pandemisë me Kovid-19. Në si shtet kemi realizuar aktivitete në terren shumë më komplekse siç janë zgjedhjet, regjistrimin mund ta zbatojmë në muajin prill. Ai realizohet sipas standardeve të Eurostat. Regjistrimin e zbatojnë institucionet, tek ne është Enti i Statistikave”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër duke nënvizuar se realizimi i regjistrimit është paraparë edhe në buxhetin e shtetit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 25, 2020 14:32